вιм¢нє
  Lαנмє ѕρσятι
 

 

Chelsea kthen sytë kah ylli i Barcelonës, Dos Santos

Chelsea thuhet të jetë i interesuar për ta blerë Giovanni Dos Santosin nga Barcelona, i cili, nëse është e vërtetë, do të ndihmonte harmonizimin e marrëdhënieve mes të dy rivalëve të Ligës së Kampionëve.

Derisa, së fundi, mbrojtësi i Barcelonës dhe kapiteni i Meksikos, Rafael Marques, ka këshilluar ekipin e tij të bëjë kontratë të re me Dos Santosin, lajmet e reja thonë se edhe Chelsea është interesuar për meksikanin, para se katalanasit të ofrojnë marrëveshje afatgjate. Mediat angleze kanë shkruar sot se klubi nga Premier Liga ka në “plan të sjellë meksikanin e etiketuar si Ronaldinho i ri”, pavarësisht shifrës prej 20 milionë eurosh që ceket në kontratë. Dos Santos bëri debutimin e tij në La Liga javën e kaluar kundër Athletico Bilbaos, dhe është i gatshëm për debutimin senior me Meksikën gjatë të dielës. Me gjithë këtë, Chelsea ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht interesimin për meksikanin.

Materazzi: “Italia do ta fitojë kundër Francës”

Ndoshta do të qëndrojë jashtë fushe për shkak të lëndimit, por mbrojtësi italian, Marco Materazzi, është i sigurt se, ekipi italian do ta mposhtë Francën në San Siro në ndeshjen e nesërme.

Në një intervistë për gazetën franceze "Le Figaro", Materazzi ka insistuar se, Italia do të dalë si fituese nga ndeshja e së shtunës përballë Francës.
"Ne do të fitojmë. Franca do të humbë në San Siro. Nuk do të jetë betejë mbi të gjitha betejat - por një ndeshje e rëndësishme", ka thënë mbrojtësi i Interit.
Materazzi ishte lënduar gjatë ndeshjes së fundit të Italisë, në miqësorën kundër Hungarisë në Budapest, dhe gjatë ndeshjes së nesërme, të rëndësishme për kualifikimet në Euro 2008, do të qëndrojë jashtë fushe, por prapëseprapë do të përjetojë atmosferën si shikues. "Falënderoj adhuruesit francezë për atmosferën e krijuar në ndeshjen në Paris, dhe shpresoj se edhe në San Siro do të jetë po aq bukur", ka thënë italiani.

Mbrojtësi i Barcelonës Oleguer, kërcënohet me burg

Mbrojtësi i Barcelonës, Oleguer Presas, kërcënohet me dënim trevjeçar me burg, nëse vije deri të skenari më i keq, për shkak të sulmit që ka bërë ndaj personave zyrtarë.

Megjithatë udhëheqësia e Barcelonës ka bërë të ditur se, do të qëndroj pas lojtarit të vet.
Ndaj Olegueras, është ngritur padi, për shkak se në qytetin e lindjes, Sabadell, ka marrë pjesë në një sulm ndaj policisë, në shtator të vitit 2004, kur forcat e rendit patën tentuar të mbyllnin lokalin Bemba, i cili kishte shkelur rregullin e orarit të punës.
Sipas dëshmitarëve të rastit, atëherë grupi prej 11 meshkujve, në mesin e të cilëve edhe Oleguer, ka sulmuar me gurë policinë, e cila është përgjigjur me plumba gome.
Oleguer deri më tash ka refuzuar të komentojë rastin, mirëpo presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, ka premtuar se do t’i ofrojë mbështetjen lojtarit të tij.

Julio Cruz vazhdon kontratën me Interin

Sulmuesi i Interit, Julio Cruz, ka nënshkruar kontratën e re me kampionët e Serie A, dhe do të qëndrojë në këtë ekip - të cilit iu bashkua nga Bologna, në vitin 2002 -deri në vitin 2009.

Cruz është tepër i kënaqur me kontratën e re, që ia zgjat atij qëndrimin te kampionët deri më, 30 qershor të vitit 2009.
“Jam shumë i lumtur që ripërtëriva kontratën me Interin”, ka deklaruar ai. “Nënshkrova tash, megjithëse ne ishim pajtuar shumë kohë më parë, dhe do të doja të them se kurrë nuk kam pasur asnjë problem me klubin”.
Kanë kaluar pesë sezone që kur ai iu bashkua klubit nga Bologna, por sulmuesi argjentinas ndjen se ende mund të kontribojë shumë për Interin.
“Jam në sezonin tim të pestë me ‘nerazurët’ dhe këtu ndjehem si në shtëpi. Do të përpiqem, si gjithmonë, të jap më të mirën në seancat e trajnimit dhe në ndeshjet për të mirën e klubin, që gjithmonë ka dëshmuar se ka besim në mua”, ka thënë ai.

Terry: Ia vlen të luash me dhembje

Kapiteni i Anglisë, John Terry, ka thënë se ai nuk është i përgatitur për të qëndruar jashtë ndeshjes për shkak të lëndimit, madje edhe nëse ka nevojë për injeksione kundër dhembjes.

Mbrojtësi i Chelseat ka thënë se, Anglia duhet ta fitojë patjetër ndeshjen e sotme kundër Izraelit, të rëndësishme për kualifikimet për Euro 2008, dhe është i bindur se dhembja ia vlen të durohet për të realizuar synimin.
Ai nuk do të jetë i vetmi lojtar në ekip me dhembje, pasi që edhe mesfushori, Steven Gerrard, ka deklaruar i gatshëm të luajë povarësisht lëndimit.
“Kam, pasur të lënduar pjesën e poshtme të këmbës dhe kam luajtur që ditën e parë të sezonit me injeksion”, ka thënë Terry. “Nuk do të bëhet as më mirë e as më keq nga injeksioni - vetëm mund të shkojë ca më gjatë për t’u shëruar”.
“Nuk dua të mungoj asnjë ndeshje për Chelsean ose Anglinë, ose madje të mungoj në një seancë të vetme trajnimi. Nëse kjo do të thotë të marr injeksione, atëherë do ta bëj këtë“.

Milito: Do t’i thoja jo Realit të Madridit

Ish-lojtari i Real Zaragozas, tash pjesë e Barcelonës, Gabriel Milito, ka insistuar se ai do ta kishte kishte hedhur poshtë shansin që të luaj për Realin e Madridit, nëse do të kishte ndonjë ofertë.

Milito ishte një prej lojtarëve në agjendën e Realit të Madridit, para se ai të nënshkruante me Pepe, dhe në të vërtetë, argjentinasi flitej se ishte më afër madrilenëve se sa Barcelonës. Madje ka pasur fjalë se Madridi ka bërë edhe një ofertë për të, të cilën Real Zaragoza e ka refuzuar. I pyetur për këtë, Milito ka thënë se nuk është i informuar.
“Jo, nuk di gjë rreth kësaj. Nuk mendoj se ndonjëherë do ta kisha marrë në konsideratë bashkimin me Madrid. Nuk ka pasur ofertë, por edhe nëse do të kishte do t’i thoja jo”.
”Çdokush është i etur të luajë për ekipin më të mirë në botë dhe unë e kam gjetur Barçan. Ne kemi lojtarët më të mirë në botë“.

Bariç në dilemë për anti-Holandën

Mesfusha e fortë holandeze ka vënë në dilemë trajnerin e Kombëtares, Otto Bariç, që nuk ka vendosur ende se si të rreshtojë këtë repart në përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ndonëse fillimisht mendohej se ndaj Holandës do të luhej me të njëjtën skemë 4-5-1 që u përdor në Bullgari, trajneri kroat po mendon t‘i japë detyra më mbrojtëse mesfushës kuqezi.
Duke parë se kundërshtarët kanë lojtarë të kalibrit të Van der Vaart, Sneijder dhe Seedorg në këtë repart dhe mund të rrezikojnë si me depërtimet, ashtu edhe me gjuajtjet nga distanca. Bariç ua ka shpjeguar edhe lojtarëve dilemën e tij, duke filluar që dy ditë më parë përgatitjet për një rreshtim ndryshe. Nëse ndaj Bullgarisë para mbrojtjes qëndronte vetëm Cana, ndaj Holandës, Bariç po mendon që të rreshtojë në këtë pozicion të paktën edhe një mesfushor tjetër.  Si rrjedhojë, pritet që edhe Lala të ketë një pozicion më të tërhequr në fushë, duke menduar vetëm për të bllokuar organizimin e lojës nga mesfushorët kundërshtarë. Në këtë rreshtim të parë të ideuar nga trajneri, dy mesfushorët do të jenë para mbrojtjes që përbëhet nga Dallku, Curri, Dede dhe Vangjeli. Për Haxhin do të ketë një vend në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa Muka pritet të rreshtohet në krahun e djathtë. Trajneri duket se do të rreshtojë një mesfushor të avancuar me këtë skemë, në rolin e organizatorit dhe të mbështetësit të sulmit, ku Duro është më i favorizuar për një vend të tillë, që zakonisht mbahet nga Skela. Deri tani ka një balotazh për postin e sulmuesit të vetëm, ku Bogdani duket më i favorizuar në këtë garë për të hyrë në fushë që nga minuta e parë e takimit. Por Bariç po studion edhe një rrethim tjetër, me më shumë mesfushorë mbrojtës në fushë. Ai u ka treguar futbollistëve gjatë këtyre ditëve se kjo skemë do të ishte më e mirë për kundërsulmin, ndërsa Holanda do ta kishte më të vështirë t‘i afrohej zonës tonë, duke parë edhe gardhin e ngjeshur të ndërtuar para portës së Beqajt. Me këtë rreshtim tjetër, Haxhi do t‘i bashkohet Canës dhe Lalës para mbrojtjes, për të siguruar mbulim të plotë në qendër. Ndërkohë, pak më të avancuar nga krahët, mund të aktivizohen Muka e Duro, të cilët nuk do të kenë vetëm detyrën e furnizimit të sulmuesit të vetëm në sulm. Ata do të ndalojnë avancimin e mbrojtësve të Holandës, që shpesh përfshihen në skemat sulmuese të ndërtuara nga Van Basten. Edhe në këtë rast, kundërsulmi është arma e vetme e përfaqësueses shqiptare për të rrezikuar portën e mbrojtur nga Van der Sar. Trajneri ka bërë të ditur se do të zgjidhë përfundimisht të gjitha dilemat e tij rreth formacionit të kuqezinjve, vetëm pasi të shohë ndeshjen e së shtunës mes Holandës e Bullgarisë.

Skema 1:
Beqaj
Dallku, Curri, Dede, Vangjeli
Lala Cana
Muka Duro Haxhi
Bogdani

Skema 2:
Beqaj
Dallku, Curri, Dede, Vangjeli
Lala Cana Haxhi
Muka Duro
Bogdani

Glazers: Man United nuk është në shitje

Familja Glazer kanë përjashtuar vendosmërisht çfarëdo shansi që Manchester United të ndërrojë pronarë, kjo si përgjigje e thashethemeve se klubi ishte cak i disa investitorëve të huaj (jo anglezë).

Grupet rivale nga Kina dhe Dubai thuhej të kenë bërë ofertë 1.5 miliardë euro për Djajtë e Kuq. Por pronarët Glazers shpejtuan për të treguar se asnjë ofertë nuk është bërë dhe në çfarëdo rasti klubi nuk është në shitje.
Zëdhënësi i familjes ka thënë: “Manchester United nuk është në shitje. Familja Glazer nuk janë të angazhuar në asnjë diskutim me ndonjë ofrues dhe nuk do të merren parasysh ofertat për klubin”.
Glazerët paguan rreth 1.2 miliardë dollarë dy vite më parë, për të kompletuar pronësinë e United.

Samuel Eto’o së paku dy muaj jashtë fushës

Eto'o pritet që të mbetet së paku dy muaj jashtë fushës pas lëndimit të kofshës në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore me Interin, ku Barcelona fitoi me rezultat 5-0.

Gjatë sezonit të fundit Eto'o kishte mbetur jashtë fushës për shkak të një lëndimi serioz të gjurit.
Mungesa e sulmuesit kamerunas së paku do të zgjidhë problemin e trajnerit Frank Rijkaard se cilin sulmues të fus në lojë më parë.
Rijkaard këtë sezon ka për detyrë të vendosë në mes katër sulmuesve shumë të mirë - Eto'o, Ronaldinho, Lionel Messi dhe të porsaardhurit Thierry Henry.

Zlatan Ibrahimoviq mposhtë Empolin

Dy golat e shënuara nga Zlatan Ibrahimoviq i sollën fitoren e parë të sezonit kampionit aktual Interit si mysafir i Empolit, në ndeshjen e javës së dytë të Serie A.

Sulmuesi suedez ishte figura kyçe e kampionit në fuqi, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë për rezultatin përfundimtar 2-0. Goli i parë erdhi në minutën e 14-të, ndërsa i dytë në minutën e 83-të. Gjatë vikendit të kaluar Inter nxori vetëm një barazim 1-1 si vendas ndaj Udineses. Derisa lajmi i fundit nga Inter ka të bëjë me brazilianin Adriano, i cili është lënë jashtë grupit prej 25 lojtarëve që do të mund të paraqiten në Ligën e Kampionëve. Kjo do të thotë se Adriano nuk do të mund të luajë në këto ndeshje së paku deri në shkurt, kur është regjistrimi pas afatit kalimtar dimëror. Sot në Serie A në radhë janë tetë përballje, në mes tyre edhe Livorno si nikoqire e Palermos. Në ekipin e Livornos pritet debutimi i sulmuesit të kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani. Roma do të jetë nikoqire e ish ekipit të Bogdanit, Sienas. Sampdoria do të presë në shtëpi Lazion, derisa Juventus do të jetë mysafir i ekipit Catania. Derbi i javës do të jetë ditën e hënën në mes të Milanit dhe Fiorentinas.

Spanjollët e Liverpoolit fundosin ekipin Derby Country

Golat nga Fernando Torres dhe Xabi Alonso, të cilët shënuan secili nga dy, ndihmuan Liverpoolin në lojën shkatërruese ndaj Derbyt në Anfield, që përfundoi me rezultat 6-0.

Krahas Torres dhe Alonsos, në mesin e golashënuesve ishin edhe Ryan Babel dhe Andriy Voronin. Liverpooli mbetet i pamposhtur, derisa Derby forcohet në fundin e tabelës. Liverpool ishin dominant gjatë gjithë ndeshjes, dhe fitorja prej 6-0 është tërësisht e merituar për të kuqtë. Alonso i pari i çoi vendasit në epërsi në minutën 26, ndërsa Babel vendosi rezultatin e pjesës së parë prej 2-0 (minuta 45’). Me fillimin e pjesës së dytë vendasit nuk pritën edhe shumë për të shënuar golin e tretë. Torres thelloi avantazhin në minutën e 56-të, trembëdhjetë minuta para se Alonso të shënojë edhe golin e tij të dytë, për avantazhin 4-0. I ardhuri i ri në Anfield, Voronin, hyri si zëvendësues dhe pas pak minutash shënoi edhe golin e pestë për vendasit (minuta 76). Një minutë më vonë Torres shënoi golin e dytë të tij, të gjashtin për vendasit dhe të fundit në këtë ndeshje.
Liverpool me 10 pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, do të mbetet në krye të tabelës, së paku deri në ditën e nesërme kur priten rezultatet nga Chelsea dhe Manchester City, të cilët po ashtu kanë nga 10 pikë. Nga ndeshjet tjera veçojmë fitoren minimale të Manchester United përballë Sunderland me rezultat 1-0. Goli i djajve të kuq erdhi në minutën e 71-të nga i rikthyeri nga lëndimi, Louis Saha, i cili hyri në fushë si zëvendësues.

Arsenal në çastet e fundit sjellë Diarran

Arsenal ka nënshkruar me mesfushorin e kombëtares franceze, Lassana Diarra, i cili largohet nga Chelsea në momentet e fundit të afatit kalimtar, për një shumë të pazbuluar.

22-vjeçari Diarra ka pasur mundësitë e kufizuara në ekipin e parë në Stamford Bridge dhe tash do të kërkojë një fillim të ri me topxhinjtë.
“Kam respekt të madh për menaxherin Arsene Wenger dhe jam i joshur nga stili i futbollit të cilin e luan ekipi”, ka thënë Diarra në ueb faqen zyrtare të Arsenalit.
Arsenal në sezonin e kaluar përfundoi në vendin e katërt në Premier Ligë, derisa Chelsea përfundoi i dyti, menjëherë pas Manchester United.
Chelsea është në krye të tabelës aktuale pas katër ndeshjeve, por rivalët e tyre nga Londra kanë një ndeshje më pak, dhe nëse fitojnë do të mund të barazohen me pikë.

Tërhiqet shorti për ndeshjet e Kupës UEFA

Bayern, Atletico, Sampdoria dhe Tottenham, nuk do të kenë përballje të vështira në rundin e radhës, në garat për titullin e Kupës UEFA, pas tërheqjes së shortit disa orë më parë në Monako.

Bayern Munich, ekipi më i madh konkurrues për këtë garë, do të takohet me skuadrën portugeze Belenenses, derisa gjiganti evropian Ajax, do të ketë të vështirë përballjen me Dinamon e Zagrebit.
Fiorentina do të përballet me ekipin holandez, Groningen, derisa Sampdoria do të ketë përballë ekipin danez, Aalborg. Empoli, sipas shortit, do të përballet me Zurich. Më së lehti nga ekipet angleze do ta ketë Tottenham që do të përballet me ekipin e portierit shqiptar, Arjan Beqaj, Anorthosis, derisa më së vështiri e ka Blackburn përballë fituesit të Kupës së Greqisë, Larissa.
Përballja e parë: 20 shtator
Ndeshjet e kthimit: 4 tetor
Ja dhe të gjitha përballjet:

Midtjylland (DAN) - Lokomotiv Moskva (RUS)
Groningen (HOL) - Fiorentina (ITA)
Rabotniçki (MAQ) - Bolton (ANG)
Sevilla (SPA) / AEK Athinë (GRE) - Salzburg (AUS)
Nürnberg (GjER) - Rapid Bucharest (RUM)
Everton (ANG) - Metalist Kharkiv (UKR)
Zenit (RUS) - Standard (BEL)
Bayer Leverkusen (GjER) - Leiria (POR)
Villarreal (SPA) - BATE Borisov (BLR)
Sion (ZVC) - Galatasaray (TUR)
Atlético Madrid (SPA) - Erciyesspor (TUR)
Bordeaux (FRA) - Tampere United (FIN)
Panathinaikos (GRE) - Artmedia Bratislava (SLK)
Sparta Prague (ÇEK) - Odense (DAN)
FC Zürich (ZVC) - Empoli (ITA)
Sochaux-Montbéliard (FRA) - Panionios GSS (GRE)
Rapid Vienna (AUS) - Anderlecht (BEL)
Paços de Ferreira (POR) - AZ Alkmaar (HOL)
Sampdoria (ITA) - Aalborg (DAN)
Spartak Moskva (RUS) - Häcken (SUE)
Hammarby (SUE) - Braga (POR)
Larissa (GRE) - Blackburn Rovers (ANG)
Mladá Boleslav (ÇEK) - Palermo (ITA)
Dinamo Zagreb (KRO) - Ajax (HOL)
Rennes (FRA) - Lokomotiv Sofia (BUL)
Brann (NOR) - Club Brugge (BEL)
Bayern Munich (GER) - Belenenses (POR)
Aberdeen (SCO) - Dnipro (UKR)
Heerenveen (NED) - Helsingborgs (SUE)
Toulouse (FRA) - CSKA Sofia (BUL)
Hamburger SV (GjER) - Litex Lovech (BUL)
Sarajevo (BeH) - FC Basel (ZVC)
Austria Wien (AUS) - Vålerenga (NOR)
AIK Solna (SUE) - Hapoel Tel-Aviv (ISR)
Aris Thessaloniki (GRE) - Real Zaragoza (SPA)
Dinamo Bukureshti (ROM) - Elfsborg (SUE)
Tottenham Hotspur (ANG) - Anorthosis (QIP)
Lens (FRA) - København (DAN)
Getafe (SPA) - Twente (NED)
Groclin (POL) - Crvena Zvezda (SRB)

Riquelme arrin marrëveshje me Atletico Madrid

Argjentinasi, Juan Roman Riquelme, ka nënshkruar kontratë me Atletico Madrid, ndërsa marrëveshja e vlefshme 8 milionë euro pritet të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Mesfushori argjentinas do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me ekipin nga Vicente Calderon, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon të tretë. Me kalimin e Riquelmes në Atletico, klubi duhet të japë si huazim, Fabiano Eller ose Cleber Santana, pasi që do të ketë katër lojtarë joevropianë në skuadër – nga tre sa është e lejuar. As Serio Aguero dhe as Riquelme nuk kanë pasaportë evropiane. Riquelme u prish me Villarreal në fund të vitit të kaluar 2006-të dhe e kaloi pjesën e dytë të sezonit i huazuar tek Boca Juniors. Atletico ka qenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar të transferimeve, duke sjellë Diego Forlan, Simao, Jose Antonio Reyes, Luis Garcia dhe Raul Garcia, ndërsa kërkon të blejë edhe Thiago Mottan.

Alvaro Recoba largohet, Adriano mbetet

Edhe pse ka pasur oferta pothuajse nga dhjetë klube, duket se, Adriano megjithatë nuk do të largohet nga ekipi italian, Inter, por ai që do të largohet do të jetë uruguaiani, Alvaro Recoba.

Duket se, gjatë tërë kohës, në Inter ka sunduar politika, “nuk do të lejojmë të largohen të dy lojtarët”, ndërsa duke marrë parasysh mënyrën se si, gati është mbyllur tregimi për Alvaro Recoban në Torino, kjo do të nënkuptonte që Interi, do të refuzojë të gjitha ofertat për Adrianon dhe kështu do të mbajë brazilianin në ekip.
"Alvaro është lojtar i shkëlqyer dhe mezi pres t’i urojmë mirëseardhjen. Jemi të dobët në repartin sulmues dhe ai do të mund të ishte zgjidhje e shkëlqyeshme", ka thënë pronari i Torinos, Ëalter Novellino.
Edhe pse kohëve të fundit shumë është folur për Adrianon e pakënaqur, i cili edhe ka luajtur shumë pak, duket se ai do të mbetet në San Siro. Mbetet pikëpyetja se a do të mbetet opsioni i pestë në sulm, pas Ibrahimovicit, Suazos, Crespo dhe Julio Cruzeit.

Roberto Mancini shumë afër largimit nga Inter

Kampioni i dyfishtë i Italisë, Roberto Mancini, është duke i kaluar ditët e vështira në ekipin e Interit, ndërsa e ardhmja e tij në këtë klub, është e pasigurt, ka bërë të ditur ControCampo.

Trajneri Manicini, sipas raporteve të mediave italiane, i ka prishur marrëdhëniet me presidentin e Interit, Massimo Moratti.
Madje, sipas mediave italiane, Moratti po këmbëngul në ndërrimin e Mancinit, ndërsa fjalosja e tyre thuhet të këtë filluar kur Moratti ia ka bërë të ditur trajnerit se, nuk dëshiron t’i shes lojtarët Adriano dhe Alvaro Recoba, por t’i japë ata si huazim, deri në sezonin e ardhshëm.

Holanda me ekipin më të mirë kundër Shqipërisë

Një Holandë e mbushur me emra të mëdhenj të futbollit, që luajnë në disa prej skuadrave më të forta në Evropë, do të përballet më 12 shtator kundër Shqipërisë në Tiranë.

Në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2008 - përveç yjeve të cilët kanë qenë pjesë e përhershme e skuadrës, si Robin van Persie, Van der Vaart, Schneider, Robben apo Van Bronckhorst, për këtë sfidë në kontingjentin e përzgjedhur do të jenë edhe Ruud van Nistelrooy e Clarence Seedorf. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë trajneri i përfaqësueses holandeze, Marco Van Basten, i cili ka publikuar listën provizore me 29 futbollistë, për dy takimet eliminatore të Grupit G për Euro 2008 me Bullgarinë (më 8 shtator në "Amsterdam Arena") dhe Shqipërinë (4 ditë më pas në "Qemal Stafa"). Tekniku i "tulipanëve" ka vendosur t‘u besojë futbollistëve me përvojë. Ndërkohë, në listën provizore figurojnë të gjithë futbollistët që kanë luajtur në fitoren 2-1 me kuqezinjtë e Bariçit, më 11 tetor 2006. Burimet zyrtare të Federatës Holandeze kanë bërë të ditur se të premten, më datë 31 gusht, Van Basten do të publikojë listën zyrtare me 23 futbollistë.

Eriksson: Schmeichel mbetet portieri i parë

Menaxheri i Manchester Cityt, Sven Goran Eriksson, ka pohuar se, Kasper Schmeichel, do të mbetet portieri i parë i Cityt, përkundër shërimit nga lëndimi i Andreas Isakssonit.

Pasi që është lënduar Isaksson, i biri i portierit të dikurshëm të Manchester Unitedit, Peter Schmeichel ka shfrytëzuar rastin dhe është futur si portier i parë i Cityt.
Eriksson i ka rekomanduar Schmeichelin edhe përzgjedhësit të U-21-shit anglez, Joe Hart. Mirëpo, Isaksson është përmirësuar nga lëndimi dhe ditëve të ardhshme do të jetë kërcënim i madh për portierin danez.
“Isaksson është duke trajnuar, por ende nuk është tërësisht i përgatitur. Në të do të mund të llogaris vetëm pasi të pushojë nga obligimet e ardhshme të kombëtares. Megjithatë, nëse Kasperi vazhdon të mbrojë siç ka bërë deri tani, nuk shoh ndonjë arsye pse duhet ta ndërrojë", ka thënë Eriksson dhe ka shtuar se për këtë ende nuk ka biseduar me danezin e ri, sepse nuk dëshiron ta ngarkojë më tepër.
"Kasperi ka mbrojtur deri sot në mënyrë të përsosur. Konkurrentët duhet të dëshmojnë që janë më të mirë nëse donë të qëndrojnë në portë. Mirëpo, sezoni është i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin", ka përfunduar suedezi Eriksson.

Ancelotti: Do të doja të punoj me Adrianon

Trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ka pranuar se me dëshirë do të trajnonte sulmuesin “e ngrirë” brazilian të Interit Adriano.

Trajneri i Interit Roberto Mancini ka deklaruar që Adriano do të duhej të gjente një klub të ri para afatit kalimtar të premten, duke shtuar që kampionët e Serie A ka pak gjasa të pajtohen për shitjen e tij tek rivalët e qytetit.
"Adriano është lojtar i madh dhe është i tillë që çdo trajner do të dëshironte të punojë me të", ka pranuar Ancelotti. "Por e dimë që për të është shumë e vështirë të kalojë në Milan", ka shtuar ai.

Sneijder ia siguron fitoren Realit kundër Atleticos

Goli i shënuar nga holandezi i ri i ardhur në Real Madrid, Wesley Sneijder, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, i solli fitoren kampionit spanjoll në derbin e qytetit, kundër Atletico Madrid.

Real Madrid u trondit që në fillim të ndeshjes nga goli i minutës së parë i shënuar nga, Sergio Aguero, që do të mund të ishte shumë dëshpërues për trajnerin Bernd Schuster.
Sidoqoftë, kampioni u rikthye duke shndërruar disavatazhin në barazim, dhe duke kaluar më pastaj në avantazh, në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Goli i barazimit erdhi nga kapiteni Raul në minutën e 15-të. Në minutën e 79-të ishte Wesley Sneijder që nxori tri pikë për Realin.
Ndeshja ishte e para e sezonit të ri në La Liga, dhe gjatë gjithë kohës u luajt me ritëm të shpejtë. Të dy ekipet kanë luajtur futboll të hapur dhe ofensivë, por ishte Real që dukej më i rrezikshëm, dhe që me meritë siguroi fitoren e parë.

Trezeguet dhe Iaquinta shkatërrojnë Livornon

Ekipi i rikthyer në Serie A, Juventus, ka shkatërruar në fushë të vet ekipin mysafir të Livornos, me rezultat 5-1, derisa të pesë golat e vendasve i shënuan vetëm dy lojtarë, Trezeguet dhe Iaquinta.

David Trezeguet i çoi i pari në avantazh “bardhezinjtë”, duke shënuar me kokë pas gjysmë ore lojë (minuta 28). Sulmi i Juventusit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 70-të u akordua penalti, të cilën nuk e huqi Iaquinta. Po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e tretë të vendasve (minuta 85), për të dëshmuar fuqinë e ish kampionit të Italisë.
Por, nuk mjaftoi me kaq. Për të dhënë sinjal se do të jetë konkurrenti kryesor për titull, ekipi nga Torino, shënoi edhe dy herë, dhe që të dyja herë përmes golashënuesit të parë, Trezegue. Francezi shënoi edhe vetëm një minutë pas bashkëlojtarit të tij (86’), si dhe në minutën e parë të lojës shtesë (91), duke vulosur kështu hat-trickun e parë në Serie A, këtë sezon.

Arsenal i jep fund fillimit të suksesshëm të Cityt

Një gol nga Cesc Fabregas, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, ia shkaktoi humbjen e parë të sezonit, Manchester Cityt, derisa Arsenal fitoi me rezultat 1-0 në Emirates Stadium.

Ndeshja dukej se do të përfundonte me pikë të barabarta, pasi që portieri i Cityt, Kasper Schmeichel, bëri një paraqitje të mrekullueshme, duke mbrojtur një sërë shansesh të pastra - përfshirë edhe një penalti të gjuajtur nga van Persie, 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.Por, një rënie në koncentrimin e mysafirëve, në minutën e 80-të, i lejoi Alexander Hlebit të pasojë për Fabregas, i cili gjuajti për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes, dhe të vetmin të pranuar nga Schmeichel në katër ndeshje.
Me këto pikë, Arsenal mban pozitën e pestë me shtatë pikë, por me tri ndeshje të luajtura, derisa Manchester City, zbret në vendin e dytë, me nëntë pikë nga katër ndeshje.
Chelsea po ashtu fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Portsmouth, për të marrë tre pikë të plota që e ngrejë në vendin e parë të Premier Ligës me dhjetë pikë. Kampioni aktual Manchester United pret të dielën në shtëpi ekipin e Tottenhamit.

Rezultatet e ndeshjeve në Premier Ligë

Sunderland 0 - 2 Liverpool
Arsenal 1 - 0 Manchester C.
Aston Villa 2 - 1 Fulham
Bolton W. 3 - 0 Reading
Chelsea 1 - 0 Portsmouth
Derby County 1 - 2 Birmingham C.
West Ham U. 1 - 1 Wigan Athletic
Everton 1 - 1 Blackburn R.

Të dielën ndeshen

Middlesbrough 1 - 1 Newcastle U.
Manchester U. 1 - 0 Tottenham H.

Marseille shënon fitoren e parë, Cana kapiten

Olimpique Marseille ka shënuar fitoren e parë këtë sezon si mysafir i ekipit Caen, me rezultat 2-1, derisa futbollisti kosovar, Lorik Cana, ka mbajtur shiritin e kapitenit.

Marseille deri tani kishte shënuar tri barazime dhe një humbje, një fillim i dobët për sezonin e ri, derisa në ndeshjen e parë këtë sezon me kapiten Canën ka shënuar edhe fitoren e parë. Goli i parë i mysafirëve erdhi nga Rodriguez në minutat e fundit të pjesës së parë (44’), derisa avantazhin e rriti Niang në pjesën e dytë (minuta 54).
Portieri i dytë, Steve Mandanda, mbrojti disa raste të mira, por nuk mundi të mbrojë golin e vetëm të vendasve që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes përmes Samsonit. Megjithatë mysafirët shmangën një skenar të ngjashëm me atë të ndeshjes së kaluar.
Kujtojmë që edhe në ndeshjen e kaluar si vendas, Marseille pati avantazhin 2-0, por mysafiri Nancy (që kryesojnë në Ligue 1), shfrytëzuan lodhjen e vendasve dhe kishin barazuar rezultatin në 2-2. Me këtë fitore Marseille grumbullon gjashtë pikë nga 5 ndeshje dhe radhitet në pozitën e 10-të. Lider në Ligue 1 edhe më tej mbetet Nancy që siguron 13 pikë, pas fitores 4-1 në vend të vet nga Auxerre.

Rezultatet në Ligue 1

Caen 1 - 2 Marseille
Bordeaux 2 - 2 Lorient
Monaco 3 - 1 Le Mans
Nancy 4 - 1 Auxerre
Nice 1 - 1 Toulouse
Rennes 2 - 0 Metz
Strasbourg 2 - 1 Lens
Valenciennes 3 - 1 Sochaux

Të dielën luajnë

Paris S.G. 1 - 1 Lille
Lyon - Saint Etienne

Emerson: Në Real kam menduar t’i jap fund karrierës

Aloja braziliane ka pranuar që gjatë qëndrimit të tij në Realin e Madridit kishte menduar seriozisht për t’i dhënë fund karrierës, por ftesa e Milanit i ka ndryshuar të gjitha gjërat.

Braziliani Emerson, lojtar i ri i Milanit, zbulon se në çfarë disponimi ka kaluar sezonin e kaluar në “klubin mbretëror”.
“Për mua qëndrimi në Real ka qenë i padurueshëm, dhe kam menduar seriozisht të largohem nga futbolli. Nuk kam mundur të koncentrohem aspak në lojë”, ka thënë Emerson.
Emerson kishte ardhur në Real me ftesë të Fabio Capellos, i cili ka qenë paraprakisht trajner i tij në Romë dhe Juventus.
“Capello është trajner i jashtëzakonshëm dhe më ka ndihmuar shumë në karrierë. Kemi bashkëpunuar 7 vjet, por, ja që vjen koha edhe për ndryshime”.
Ardhja në Milan e ka rilindur brazilianin.

Michael Owen është i lumtur në Newcastle

Michael Owen ka premtuar që do të kalojë të ardhmen e tij me Newcastle United, duke hedhur poshtë thashethemet se ai ka në “plan” largimin nga klubi.

Sulmuesi anglez është përfolur për një largim nga St James’ Park pothuajse prej momentit që ai i bashkua klubit të Newcastlet.
Ish sulmuesi i Liverpoolit ka thënë për “News of the World”: “Kam qenë në Newcastle vetëm për dy vite dhe spekulimet kanë qenë të pabesueshme. Në fund të çdo sezoni, njerëzit pyesnin ‘A do të qëndrojë Michael Owen a jo?’”.
“Unë jetoj atje dhe fëmijët e mi janë shkolluar atje për dy vite. Edhe bashkëlojtarët më pyesin ‘a je këtu sot’ dhe unë ju them ‘Po, ashtu siç jam çdo ditë’. Që kur kam ardhur në Newcastle, njerëzit mendojnë se do të largohem. Shumica mendojnë se kam ndonjë plan, por jo”, ka shtuar Owen, duke pohuar dëshirën për të mbetur në klubin aktual.

Ancelotti: Do të doja të punoj me Adrianon

Trajneri i Milanit Carlo Ancelotti ka pranuar se me dëshirë do të trajnonte sulmuesin “e ngrirë” brazilian të Interit Adriano.

Trajneri i Interit Roberto Mancini ka deklaruar që Adriano do të duhej të gjente një klub të ri para afatit kalimtar të premten, duke shtuar që kampionët e Serie A ka pak gjasa të pajtohen për shitjen e tij tek rivalët e qytetit.
"Adriano është lojtar i madh dhe është i tillë që çdo trajner do të dëshironte të punojë me të", ka pranuar Ancelotti. "Por e dimë që për të është shumë e vështirë të kalojë në Milan", ka shtuar ai.

Sneijder ia siguron fitoren Realit kundër Atleticos

Goli i shënuar nga holandezi i ri i ardhur në Real Madrid, Wesley Sneijder, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, i solli fitoren kampionit spanjoll në derbin e qytetit, kundër Atletico Madrid.

Real Madrid u trondit që në fillim të ndeshjes nga goli i minutës së parë i shënuar nga, Sergio Aguero, që do të mund të ishte shumë dëshpërues për trajnerin Bernd Schuster.
Sidoqoftë, kampioni u rikthye duke shndërruar disavatazhin në barazim, dhe duke kaluar më pastaj në avantazh, në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Goli i barazimit erdhi nga kapiteni Raul në minutën e 15-të. Në minutën e 79-të ishte Wesley Sneijder që nxori tri pikë për Realin.
Ndeshja ishte e para e sezonit të ri në La Liga, dhe gjatë gjithë kohës u luajt me ritëm të shpejtë. Të dy ekipet kanë luajtur futboll të hapur dhe ofensivë, por ishte Real që dukej më i rrezikshëm, dhe që me meritë siguroi fitoren e parë.

Trezeguet dhe Iaquinta shkatërrojnë Livornon

Ekipi i rikthyer në Serie A, Juventus, ka shkatërruar në fushë të vet ekipin mysafir të Livornos, me rezultat 5-1, derisa të pesë golat e vendasve i shënuan vetëm dy lojtarë, Trezeguet dhe Iaquinta.

David Trezeguet i çoi i pari në avantazh “bardhezinjtë”, duke shënuar me kokë pas gjysmë ore lojë (minuta 28). Sulmi i Juventusit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 70-të u akordua penalti, të cilën nuk e huqi Iaquinta. Po i njëjti lojtar shënoi edhe golin e tretë të vendasve (minuta 85), për të dëshmuar fuqinë e ish kampionit të Italisë.
Por, nuk mjaftoi me kaq. Për të dhënë sinjal se do të jetë konkurrenti kryesor për titull, ekipi nga Torino, shënoi edhe dy herë, dhe që të dyja herë përmes golashënuesit të parë, Trezegue. Francezi shënoi edhe vetëm një minutë pas bashkëlojtarit të tij (86’), si dhe në minutën e parë të lojës shtesë (91), duke vulosur kështu hat-trickun e parë në Serie A, këtë sezon.

Arsenal i jep fund fillimit të suksesshëm të Cityt

Një gol nga Cesc Fabregas, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, ia shkaktoi humbjen e parë të sezonit, Manchester Cityt, derisa Arsenal fitoi me rezultat 1-0 në Emirates Stadium.

Ndeshja dukej se do të përfundonte me pikë të barabarta, pasi që portieri i Cityt, Kasper Schmeichel, bëri një paraqitje të mrekullueshme, duke mbrojtur një sërë shansesh të pastra - përfshirë edhe një penalti të gjuajtur nga van Persie, 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.Por, një rënie në koncentrimin e mysafirëve, në minutën e 80-të, i lejoi Alexander Hlebit të pasojë për Fabregas, i cili gjuajti për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes, dhe të vetmin të pranuar nga Schmeichel në katër ndeshje.
Me këto pikë, Arsenal mban pozitën e pestë me shtatë pikë, por me tri ndeshje të luajtura, derisa Manchester City, zbret në vendin e dytë, me nëntë pikë nga katër ndeshje.
Chelsea po ashtu fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Portsmouth, për të marrë tre pikë të plota që e ngrejë në vendin e parë të Premier Ligës me dhjetë pikë. Kampioni aktual Manchester United pret të dielën në shtëpi ekipin e Tottenhamit.

Rezultatet e ndeshjeve në Premier Ligë

Sunderland 0 - 2 Liverpool
Arsenal 1 - 0 Manchester C.
Aston Villa 2 - 1 Fulham
Bolton W. 3 - 0 Reading
Chelsea 1 - 0 Portsmouth
Derby County 1 - 2 Birmingham C.
West Ham U. 1 - 1 Wigan Athletic
Everton 1 - 1 Blackburn R.

Të dielën ndeshen

Middlesbrough 1 - 1 Newcastle U.
Manchester U. 1 - 0 Tottenham H.

 
  Heute waren schon 6 Besucher (11 Hits) hier!  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden