Daniel Craig edhe në katër Bonda
Me filmin Bond ka mbushur arkat e kinemave dhe është bërë aktori më i paguar britanik, ndërsa tash dëshiron ta përsëris këtë sukses dhe t’i afrohet aktorëve paraprakë, Sean Connery e Roger Moore. Daniel Craig ka nënshkruar kontratë edhe për katër filma në rolin e agjentit 007.
Sipas Harry Sloan, udhëheqës i studios filmike MGM, Daniel Craig do të paraqitet edhe në katër filma të James Bondit.
Pas suksesit të madh e të papritur të filmit Casino Royale, Craig kthehet në veshjen e agjentit 007 në Bondin e 22-të me radhë, dhe kështu do të vazhdojë deri në të 25-tin.
Merret vesh që Craig ka qenë në lojë vetëm për edhe tre filma, mirëpo pasi që Casino Royale është bërë filmi më fitimprurës nga serialet Bond, kontrata është zgjeruar, si me angazhim, asht` ai do të merr hiq më pak se 60 milionë dollarë amerikanë.
Me gjithsej pesë filma në Bond, Daniel Craig i është afruar Conneryt, i cili gjashtë herë me radhë ka pirë martini, derisa Roger Moore ka aktruar shtatë herë në ekranizimin e romaneve të Ian Flemmingut.
Angelina Jolie viziton refugjatët në Irak e Siri

Ambasadorja e vullnetit të mirë e UNHCR-ës, Angelina Jolie, ka bërë një vizitë në Irak e Siri, për t’u njohur për se afërmi me gjendjen e rëndë, të qindra mijëra refugjatëve atje.
Sipas kësaj agjencie të OKB-së, në Irak, mbi 4.2 milionë të banorëve i kanë braktisur shtëpitë e tyre – prej tyre 2 milionë janë vendosur në shtetet fqinje, ndërsa 2.2 milionë janë të zhvendosur brenda territorit irakian.
Jolie në Damask ka vizituar qendrën e UNHCR-it, ku me orë të tëra ka biseduar me fëmijët refugjatë irakian, ndërsa më vonë, ka vizituar mbi 1.200 refugjatë brenda territorit irakian.
Aktorja e famshme me këtë rast ka deklaruar se politikën do t’ia linte dikujt tjetër, ndërsa ajo angazhohet për të siguruar ndihmë humanitare për nevojtarët e regjionit.“Kam ardhur në Siri dhe në Irak, për ta tërhequr vëmendjen e opinionit për krizën humanitare, si dhe për t’iu bërë thirrje qeverive botërore, që ta rrisin ndihmën e tyre për UNHCR dhe partnerët të tjerë të kësaj organizate”, ka deklaruar Jolie më këtë rast.
Gjatë vizitës në kampin Al Waleed, Jolie ka deklaruar se “është shumë e rëndësishme që, gjatë bisedimeve për të ardhmen e Irakut, të përfshihen edhe planet për zgjidhjen e pasojave të rënda humanitare, me të cilat ballafaqohen njerëzit e këtij vendi”.
Në fund të muajit korrik, UNHCR dhe UNICEF, kanë kërkuar 129 milionë dollarë amerikanë për programet e tyre, për arsimimin e 155.000 fëmijëve refugjatë irakianë në Lindjen e Afërt. SHBA-ja ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese me 30 milionë dollarë.
DiCaprio: Bota është para shkatërrimit
Aktori i njohur dhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Leonardo DiCaprio ka deklaruar për revistën The Ecologist që bota është para shkatërrimit dhe se njerëzit i pret e ardhme e errët nëse nuk ndryshojnë sjelljet e tyre.
“Kur shihni të dhënat mbi pasojat e ngrohjes globale, vështirë është që të mos biesh në depresion”, ka thënë DiCaprio për The Ecologist, duke shtuar që megjithatë ai nuk humb shpresën dhe se e sheh zgjidhjen në një kthesë të madhe dhe ndryshim të sjelljes së njerëzve, të cilat mbi të gjitha duhet të janë pavarura nga politika apo religjioni.
Leonardo që disa vjet tërheq vëmendjen nga rreziku i ndotjes dhe ngrohjes globale dhe potencon nevojën për mbrojtjen e mjedisit, përderisa në vitin 1998 ai ka themeluar Fondacionin Leonardo DiCaprio për këtë qëllim.
Pak kohë më parë ai ka incizuar edhe filmin dokumentar 'The 11th Hour” i cili tërheq vëmendjen nga këto rreziqe dhe paraqet propozimet e shkencëtarëve më të mëdhenj për zgjidhjen e problemit të ngrohjes globale.
Tom Cruise dhe Katie Holmes flenë ndaras
Aktori Tom Cruise dhe bashkëshortja e tij, Katie Holmes, thuhet se flenë në dhoma të ndara, pasi që aktori i “Mission Impossible” gërhet shumë kur flenë.
Çifti, që u martua në Itali, gjatë vitit të kaluar, ka shtretër në dhoma të ndryshme, ashtu që Katie mund të bëjë pa probleme “gjumë të bukur”.
Një burim i afërt me çiftin, ka deklaruar për revistën “Star”: ”Është një situatë e cila funksionon për të dy. Sigurisht se ata kalojnë mjaft kohë së bashku edhe gjatë natës si çdo çift tjetër i martuar. Në të vërtetë, ata edhe bëjnë shaka para miqve të tyre se kanë shtretër të ndarë. Katie thotë se Tom gërhet dhe ajo nuk mund të bëjë gjumë e rehatshëm!”.
Çifti thuhet se flenë ndaras, që kur ka filluar lidhja e tij, në vitin 2005. Katie e ka zbukuruar vendin e saj me “ngjyra femërore” dhe e ka mbushur hapësirën me gjëra kafshësh.
“Kur Katie u zhvendos në shtëpinë e tyre - ishte e qartë se Tom do të okuponte anën veriore të katit të dytë dhe se ajo do të okuponte pjesën jugore të të njëjtit kat”.
Por, përfaqësuesi i Tomit dhe Katiet, ka mohuar se ata të dy flenë në dhoma të ndara.
Plaçkitet dhoma e Kirsten Dunstit në New York
Kirsten Dunst, ylli i filmit “Spiderman”, ka mbetur pa gjërat e saj të vlefshme, përfshirë çantën prej 13 mijë dollarësh, kamerën dhe gjësende të tjera, pasi që hajnat kanë plaçkitur dhomën e saj në një hotel.
Kamerat e sigurimit kanë incizuar dy meshkuj si largohet nga dhoma e saj në hotelin SoHo Grand, rreth orës 5 të mëngjesit. Ky hotel ka qenë vendbanimi kryesor gjatë punës në filmin e ri “'How to Lose Friends and Alienate People”.
Policia tashmë e ka kapur njërin të dyshimtë, 33-vjeçarin, Jarrod Binerman, derisa për bashkëpunëtorin e tij ende po hulumtohet.
Sidoqoftë, komedia “How to Lose Friends and Alienate People”, bën fjalë për të famshmit e Neë Yorkut, ndërsa pas këtij filmi, aktorja e re do të incizojë filmin “Sweet Relief”, i bazuar në ngjarje të vërtetë rreth humanistes, Marli Ruzicki, e vrarë në Irak.
Shqipëria, vendi që fsheh armikun e Harry Potterit

Miliona fëmijë që kanë pritur në radhë të gjata për javë të tëra që të kenë në dorë librin e shtatë të magjistarit të vogël, Harry Potter, do të kenë rastin të mbajnë mend Shqipërinë, tërë jetën e tyre, si vendin “ku fshihen të ligët”.
Shkrimtarja angleze Joanne K. Rowling, e cila u bë e famshme pikërisht me këtë seri prej shtatë librash të një historie imagjinare, duket se, përveç fundit të librit tragjik, e ka pasur të vështirë të kërkojë edhe vendin e keq për të fshehur personazhin negativ të saj, për një kohë.
Në një nga rreshtat e zhvillimit të historisë së magjistarit, kundërshtari i tij kryesor, që në libër qëndron si i keqi i padukshëm i quajtur Valdemort, në kohën e krizës vendos të kërkojë shpëtim dhe të fshihet në Shqipëri. Shkrimtarja ka përmendur vendin në kontekstin negativ, ndonëse nuk flet shumë për të.
“Malet e Shqipërisë ndoshta kanë krijuar strehim për të”, thotë Potter, duke folur për kundërshtarin.
Nuk dihet se si i ka ardhur ideja Rowlingut, që në fantazinë e saj të përfshijë edhe Shqipërinë, dhe pse, pikërisht në këtë kontekst, pasi që deri më tani pak njerëz e kanë vërejtur se Shqipëria gjendet në kompletin e librave më të shitur në botë.
Zakonisht, secili libër i anglezes - pas një kohë- hidhet në shiritin filmi dhe shfaqet nëpër ekranet e mëdha të kinemave të shumta nëpër qytetet e tërë botës. Gjithsesi, te prirja e plotë të huajve për të etiketuar shqiptarët dhe vendin e tyre si njerëz të së keqes, aty ku mund të fshihet gjithçka, nuk ka munguar asnjëherë në këto vitet e fundit, ndonëse ata mund të mos kenë ateruar kurrë as në aeroportin e Rinasit.